Isaia 43:14-19 Bibla Shqip (ALBB)

14. Kështu thotë Zoti, Çliruesi juaj, i Shenjti i Izraelit: "Për hirin tuaj unë po dërgoj dikë kundër Babilonisë, dhe do të bëj që të ikin të gjithë; kështu kaldeasit do të ikin me anije duke bërtitur nga dhembja.

15. Unë jam Zoti, i Shenjti juaj, krijuesi i Izraelit, mbreti juaj".

16. Kështu thotë Zoti që hapi një rrugë në det dhe një shteg midis ujërave të fuqishme,

17. që nxori qerre, kuaj dhe një ushtri të fuqishme; ata dergjen të gjithë së bashku dhe nuk do të ngrihen më; janë asgjësuar dhe janë shuar si një kandil.

18. "Mos kujtoni më gjërat e kaluara, mos shqyrtoni më gjërat e lashta.

19. Ja, unë po bëj një gjë të re; ajo do të lëshojë degë; nuk do ta njihni ju? Po, do të hap një rrugë nëpër shkretëtirë, do të bëj që lumenjtë të rrjedhin në vendet e vetmuara.

Isaia 43