Isaia 41:1-6 Bibla Shqip (ALBB)

1. Ishuj, mbani heshtje! Le të marrin forca të reja popujt; le të afrohen dhe pastaj të flasin. Të mblidhemi bashkë për të gjykuar!

2. "Kush e ka nxitur një nga lindja, duke e thirrur në këmbët e tij në drejtësi? Kush i dorëzoi kombet dhe i nënshtroi mbretërit? Ai ia jep si pluhur shpatës së tij dhe si kashtë e shpërndarë harkut të tij.

3. Ai i përndjek dhe ecën i sigurt nëpër një rrugë mbi të cilën këmbët e tij nuk kanë shkelur kurrë.

4. Kush ka vepruar dhe ka kryer këtë, duke thirrur brezat që nga fillimi? Unë Zoti, jam i pari dhe, me ata të fundit, do të jem po ai".

5. Ishujt e shohin dhe i ka zënë frika, skajet e tokës dridhen; po afrohen, po arrijnë.

6. Secili ndihmon shokun e tij dhe i thotë vëllait të tij: "Kurajo".

Isaia 41