Isaia 32:10-20 Bibla Shqip (ALBB)

10. Brenda një viti dhe disa ditëve ju do të dridheni, o gra pa mend, sepse vjelja e rrushit do të shkojë keq dhe korrje nuk do të ketë.

11. Fërgëlloni, o gra që jetoni në bollëk, dridhuni o ju gra pa mend. Hiqni veshjet tuaja, zhvishuni dhe vini një grathore në ijët,

12. duke i rënë gjoksit nëpër arat e mira dhe nëpër vreshtat prodhimtare.

13. Mbi tokën e popullit tim do të rriten gjemba dhe ferra; po, mbi të gjitha shtëpitë e gëzimit të qytetit të qejfeve.

14. Sepse pallati do të braktiset, qyteti i zhurmshëm do të shkretohet, Ofeli dhe kulla do të bëhen përgjithnjë shpella gëzimi për gomarët e egër dhe kullotë për kopetë.

15. derisa mbi ne të përhapet Fryma nga lart, shkretëtira të bëhet pemishte dhe pemishtja të konsiderohet si një pyll.

16. Atëherë i drejti do të banojë në shkretëtirë dhe drejtësia do të banojë në pemishte.

17. Pasojë e drejtësisë do të jetë paqja, rezultat i drejtësisë qetësia dhe siguria përjetë.

18. Populli im do të banojë në një vend paqeje, në banesa të sigurta dhe në vende të qeta pushimi,

19. edhe sikur të binte breshër mbi pyllin dhe qyteti të ulej shumë.

20. Lum ju që mbillni në breg të të gjithë ujërave dhe që lini të shkojë e lirë këmba e kaut dhe e gomarit.

Isaia 32