Isaia 3:14-23 Bibla Shqip (ALBB)

14. Zoti hyn në gjyq me pleqtë e popullit të tij dhe me princat e tij: "Jeni ju që e keni përpirë vreshtin; trupat pa jetë të të varfërve ndodhen në shtëpitë tuaja.

15. Çfarë të drejte keni të merrni nëpër këmbë popullin tim dhe të shtypni fytyrën e të varfërve?", thotë Perëndia, Zoti i ushtrive.

16. Zoti thotë akoma: "Me qenë se vajzat e Sionit janë fodulle dhe ecin qafëpërpjetë dhe me vështrime provokuese, duke ecur me hapa të vogla dhe duke bërë të tringëllojnë unazat që mbajnë te këmbët e tyre,

17. Zoti do të godasë me zgjebe majën e kokës së vajzave të Sionit dhe Zoti do të nxjerrë në shesh turpet e tyre".

18. Atë ditë Zoti do të heqë stolinë e unazave të kyçeve të këmbës, diejt e vegjël dhe hënëzat,

19. vathët, byzylykët dhe vellot,

20. çallmat, zinxhirët e vegjël te këmbët, rripat e brezit, enët e parfumeve dhe hajmalitë,

21. unazat, xhevahiret për hundë,

22. rrobat për festë, mantelet e vogla, shallet dhe çantat e vogla,

23. pasqyrat, këmishëzat, kapuçat dhe robëdëshambrët.

Isaia 3