Isaia 29:18-24 Bibla Shqip (ALBB)

18. Të shurdhët do të kuptojnë atë ditë fjalët e librit dhe, të çliruar nga errësira dhe terri, sytë e të verbërve kanë për të parë.

19. Të përulurit do të mund të gëzojnë akoma te Zoti dhe të varfrit e njerëzimit do të ngazëllohen tek i Shenjti i Izraelit.

20. Sepse tirani do të jetë zhdukur, tallësi do të jetë shkatërruar, dhe do të jenë shfarosur tërë ata që kurdisin paudhësi,

21. që dënojnë një njeri për një fjalë, që i kurdisin kurthe atij që gjykon te porta, që prishin të drejtën e të drejtit për asgjë.

22. Prandaj kështu i thotë shtëpisë së Jakobit Zoti që shpengoi Abrahamin: "Tani e tutje Jakobi nuk do të turpërohet më dhe fytyra e tij nuk do të zverdhet më;

23. por kur do të shohë bijtë e tij, veprën e duarve të mia në mes të tij, ata do të shenjtërojnë emrin tim, do të shenjtërojnë të Shenjtin e Jakobit dhe do të kenë frikë nga Perëndia i Izraelit.

24. Ata që kanë frymë të përdalë do të arrijnë të kenë gjykim dhe murmuritësit do të mësojnë doktrinën e shëndoshë".

Isaia 29