14. Rënkoni, o anije të Tarshishit, sepse kalaja juaj është shkatërruar.
15. Atë ditë do të ndodhë që Tiro të harrohet për shtatëdhjetë vjet, aq sa janë vitet e një mbreti. Pas shtatëdhjetë vjetëve do të ndodhë në Tiro ashtu siç thotë kënga e prostitutës:
16. "Merr qesten, sillu nëpër qytet, o prostitutë e harruar; bjeri me zotësi veglës, shumo këngët që të mund të të kujtojnë".