Isaia 20:4-6 Bibla Shqip (ALBB)

4. kështu mbreti i Asirisë do t'i çojë robërit e Egjiptit dhe të internuarit e Etiopisë, të rinj dhe pleq, lakuriq dhe të zbathur, vithezhveshur për turp të Egjiptit.

5. Atëherë ata do të tremben dhe do të shushaten për shkak të Etiopisë, shpresës së tyre, dhe për shkak të Egjiptit, lavdisë së tyre.

6. Atë ditë banorët e kësaj krahine bregdetare do të thonë: "Ja, çfarë u ndodhi atyre te të cilët kishim mbështetur shpresën tonë dhe pranë të cilëve ishim strehuar për të kërkuar ndihmë, për t'u çliruar nga mbreti i Asirisë. Si do të shpëtojmë ne?".

Isaia 20