1. Në vitin që Tartani erdhi në Ashdod, i dërguar nga Sargoni, mbret i Asirisë, ai luftoi kundër Ashdodit dhe e pushtoi.
2. Në atë kohë Zoti foli me anë të Isaias, birit të Amotsit, dhe i tha: "Shko dhe hiqe thesin nga ijët e tua dhe hiqi këpucët nga këmbët e tua". Ai veproi kështu, duke shkuar lakuriq dhe zbathur.
3. Pastaj Zoti tha: "Ashtu si shërbëtori im Isaia shkoi lakuriq dhe zbathur gjatë tre vjetëve si shenjë dhe paralajmërim kundër Egjiptit dhe Etiopisë,