7. Lopa do të kullosë bashkë me arushën, të vegjlit e tyre do të rrinë bashkë, dhe luani do të ushqehet me kashtë si kau.
8. Foshnja e gjirit do të lozë mbi vrimën e gjarprit dhe fëmija e zvjerdhur do të vërë dorën e tij në çerdhen e nepërkës.
9. Nuk do të bëhet asnjë e keqe, asnjë shkatërrim mbi tërë malin tim të shenjtë, sepse vendi do të mbushet me njohurinë e Zotit, ashtu si ujërat mbulojnë detin.
10. Atë ditë do të ndodhë që rrënja e Isaias do të ngrihet si një flamur për popujt; kombet do ta kërkojnë dhe vendi i prehjes së tij do të jetë i lavdishëm.
11. Po atë ditë do të ndodhë që Zoti do të shtrijë dorën e tij për herë të dytë për të shpenguar mbetjen e popullit të tij që shpëtoi nga Asiria dhe nga Egjipti, nga Pathrosi dhe Etiopia, nga Elami, nga Shinari, nga Hamathi dhe nga ishujt e detit.