Isaia 1:26-29 Bibla Shqip (ALBB)

26. Do të rivendos gjyqtarët e tu siç ishin në krye dhe këshilltarët e tu siç ishin në fillim. Mbas kësaj do të quhesh "qyteti i drejtësisë", "qyteti besnik".

27. Sioni do të çlirohet me anë të drejtës dhe ata që do të pendohen me anë të drejtësisë.

28. Por rebelët dhe mëkatarët do të shkatërrohen së bashku, dhe ata që braktisin Zotin do të shfarosen.

29. Atëherë do t'ju vijë turp për lisat që keni dashur dhe do të skuqeni për kopshtet që keni zgjedhur.

Isaia 1