Hebrenjve 6:10-12 Bibla Shqip (ALBB)

10. sepse Perëndia nuk është i padrejtë, që të harrojë veprën dhe mundimin tuaj të dashurisë që treguat për emrin e tij me shërbesën që u bëtë dhe po u bëni shenjtorëve.

11. Dhe dëshirojmë që secili nga ju të tregojë deri në fund të njëjtin zell për të arritur në sigurimin e plotë të shpresës,

12. që të mos bëheni përtacë, por t'u përngjani atyre që nëpërmjet besim dhe durim trashëgojnë premtimet.

Hebrenjve 6