8. Edhe pse ishte Bir, mësoi të jetë i bindur nga ato që pësoi,
9. dhe, si u bë i përkryer, u bë shkaktari i shpëtimit të amshuar për të gjithë ata që që i binden,
10. duke qenë i shpallur kryeprift nga Perëndia sipas rendit të Melkisedekut,
11. për të cilin kemi shumë gjëra për të thënë, por të vështira për t'u shpjeguar, sepse ju jeni rënduar nga veshët për të dëgjuar.
12. Sepse, ndonëse tashmë duhet të ishit mësues, keni përsëri nevojë që t'ju mësojnë njohuritë e para të orakujve të Perëndisë, dhe keni nevojë për qumësht, dhe jo për ushqime të forta.