1. Prandaj, përderisa mbetet akoma një premtim për të hyrë në prehjen e tij, le të kemi frikë se mos ndonjë nga ju të mbetet jashtë.
2. Në fakt neve si edhe atyre u ishte shpallur lajmi i mirë, por fjala e predikimit nuk u dha dobi fare, sepse nuk qe e bashkuar me besimin tek ata që e dëgjuan. ndonëse veprat e tij u mbaruan që kur se u krijua bota.
3. Sepse ne që besuam hyjmë në prehje, siç tha ai: ''Kështu u përbetova në mërinë time: nuk do të hyjnë në prehjen time'',
4. Sepse diku ai ka thënë kështu për të shtatën ditë: ''Dhe Perëndia u preh të shtatën ditë nga të gjitha veprat e tij'';
5. dhe po aty: ''Nuk do të hyjnë në prehjen time''.
6. Mbasi, pra, mbetet që disa të hyjnë në të, ndërsa ata që u ungjillëzuan më përpara nuk hyjnë për shkak të mosbesimit të tyre,
7. ai cakton përsëri një ditë: "Sot", duke thënë, mbas kaq kohe, me gojën e Davidit: ''Sot, në qoftë se e dëgjoni zërin e tij, mos u bëni zemërgur''.
8. Sepse, në qoftë se Jozueu do t'u kishte dhënë prehje, Perëndia nuk do të kishte folur për një ditë tjetër.
9. Mbetet, pra, një pushim i së shtunës për popullin e Perëndisë.
10. Sepse kush ka hyrë në prehjen e tij, ka bërë pushim edhe ai nga veprat e veta, ashtu si Perëndia nga të tijat.
11. Le të përpiqemi, pra, të hyjmë në atë prehje, që askush të mos bjerë në atë shembull të mosbindjes.
12. Sepse fjala e Perëndisë është e gjallë dhe vepruese, më e mprehtë se çdo shpatë me dy tehe dhe depërton deri në ndarjen e shpirtit dhe të frymës, të nyjave dhe të palcave, dhe është në gjendje të gjykojë mendimet dhe dëshirat e zemrës.
13. Dhe nuk ka asnjë krijesë që të jetë e fshehur para tij, por të gjitha janë lakuriq dhe të zbuluara para syve të Atij, të cilit ne do t'i japim llogari.