Hebrenjve 2:14-17 Bibla Shqip (ALBB)

14. Sepse, duke qenë se bijtë kanë marrë pjesë prej mishi dhe gjaku, po ashtu edhe ai u bë pjesëtar në po ato gjëra, që të shkatërronte, me anë të vdekjes, atë që ka pushtetin e vdekjes, domethënë djallin,

15. edhe të çlironte të gjithë ata që nga frika e vdekjes i ishin nënshtruar robërisë për tërë jetën.

16. Sepse ai nuk kujdeset për engjëjt, por ndihmon pasardhjen e Abrahamit.

17. Prandaj ai duhej t'u ngjante në çdo gjë vëllezërve, që të mund të ishte i mëshirshëm e kryeprift besnik në ato që i përkasin Perëndisë, për për t'u bërë pajtim për mëkatet e popullit.

Hebrenjve 2