Hebrenjve 12:3-10 Bibla Shqip (ALBB)

3. Kujtoni, pra, atë që duroi një kundërshtim të tillë nga ana e mëkatarëve kundër tij, që të mos lodheni dhe të ligështoheni në shpirtin tuaj.

4. Ju akoma nuk keni qëndruar deri në gjak, duke luftuar kundër mëkatit,

5. dhe keni harruar këshillën që ju drejtohet juve porsi bijve: ''Biri im, mos e përçmo qortimin e Perëndisë dhe mos e humb zemrën kur ai të qorton,

6. sepse Perëndia ndreq atë që do dhe fshikullon çdo bir që i pëlqen''.

7. Në qoftë se ju do ta duroni qortimin, Perëndia do t'ju trajtojë si bij; sepse cilin bir nuk e korrigjon i ati?

8. Por, po të mbeteni të pandrequr, ku të gjithë u bënë pjesëtarë, atëherë jeni kopila dhe jo bij.

9. Pastaj etërit tanë sipas mishit i patëm për të na ndrequr dhe i nderonim ata; a nuk do t'i nënshtrohemi edhe më tepër Atit të shpirtrave, për të jetuar?

10. Sepse ata na ndreqën për pak ditë, ashtu siç u dukej më mirë, kurse ai na ndreq për të mirën tonë që të bëhemi pjesëtarë të shenjtërisë së tij.

Hebrenjve 12