Hebrenjve 10:12-18 Bibla Shqip (ALBB)

12. ai, përkundrazi, pasi dha përgjithnjë një flijim të vetëm për mëkatet, u vu të rrijë në të djathtën e Perëndisë,

13. duke pritur paskëtaj vetëm që armiqtë e tij t'i vihen si ndenjëse për këmbët e tij.

14. Sepse, me një ofertë të vetme, ai i bëri të përsosur përgjithnjë ata që shenjtërohen.

15. Por edhe Fryma e Shenjtë na e dëshmon; sepse, mbasi pat thënë më parë:

16. ''Kjo është Besëlidhja që unë do të bëj me ata pas atyre ditëve, thotë Perëndia, unë do t'i shtie ligjet e mia në zemrat e tyre dhe do t'i shkruaj në mendjet e tyre'',

17. shton: ''Dhe nuk do t'i kujtoj më mëkatet e tyre dhe paudhësitë e tyre''.

18. Edhe atje ku ka ndjesë të këtyre gjërave, nuk ka më ofertë për mëkatin.

Hebrenjve 10