1. Sepse ligji, duke pasur hijen e të mirave që kishin për të ardhur dhe jo figurën vetë të gjërave, nuk mundet kurrë që t'i bëjë të përkryer ata që i afrohen Perëndisë me anë të të njëjtave flijime që ofrohen vazhdimisht vit për vit.
2. Sepse përndryshe do të kishin pushuar t'i ofronin, sepse ata që e ushtrojnë kultin, si të pastroheshin një herë, a nuk do të kishin më asnjë vetëdije për mëkatet?
3. Por në këto flijime përtërihet çdo vit kujtimi i mëkateve,
4. sepse është e pamundur që gjaku i demave dhe i cjepve të heqë mëkatet.
5. Prandaj, duke hyrë në botë, ai thotë: ''Ti nuk deshe as flijim as mblatë, po bëre gati për mua një trup;
6. ti nuk pëlqeve as holokauste as flijimet për mëkatin.
7. Atëherë unë thashë: "Ja, unë po vij; në rrotullin e librit është shkruar për mua; për të bërë, o Perëndi, vullnetin tënd"''.
8. Mbasi tha: ''Ti nuk deshe as flijim as mblatë, as holokauste as flijime për mëkatin, që të blatohen sipas ligjit'',
9. ai shtoi: ''Ja, unë vij për të bërë, o Perëndi, vullnetin tënd''. Ai heq të parën, që të vërë të dytën.