Gjyqtarët 9:1-2 Bibla Shqip (ALBB)

1. Abimeleku, bir i Jerubaalit, shkoi në Sikem te vëllezërit e nënës së tij dhe foli me ta dhe me gjithë familjen e atit të nënës së tij, duke thënë:

2. "U thoni gjithë banorëve të Sikemit: "Ç'është më e mirë për ju, që të gjithë shtatëdhjetë bijtë e Jerubaalit të mbretërojnë mbi ju, apo të mbretërojë mbi ju vetëm një?". Dhe mos harroni që unë rrjedh nga kocka dhe mishi juaj".

Gjyqtarët 9