1. Atë ditë Debora këndoi këtë kantik me Barakun, birin e Abinoamit, duke thënë:
2. "Me qenë se krerët kanë marrë komandën në Izrael, me qenë se populli është ofruar spontanisht, bekoni Zotin!
3. Dëgjoni, o mbretër! Vini veshë, o princa! Unë, pikërisht unë, do t'i këndoj Zotit, do të këndoj lavdinë e Zotit, Perëndisë së Izraelit.
4. O Zot, kur dole nga Seiri, kur po kapërceje fushat e Edomit, toka u drodh dhe pikoi nga qiejt; po, pikoi ujë nga retë.
5. Malet u shkrinë para Zotit, vetë Sinai u drodh para Zotit, Perëndisë të Izraelit.
6. Në kohën e Shamgarit, birit të Anathit, në kohën e Jaelës rrugët ishin të shkreta, dhe kalimtarët ndiqnin shtigje dredha-dredha.
7. Mungonin krerë në Izrael; po, mungonin, derisa nuk dola unë, Debora, si nënë në Izrael.
8. Ata zgjidhnin perëndi të tjera, kur lufta ishte te pragu. Nuk shihej asnjë mburojë apo shtizë midis dyzet mijë burrave të Izraelit.
9. Zemra ime është me ata udhëheqës të Izraelit që u ofruan spontanisht në mes të popullit. Bekoni Zotin!
10. Ju që shkoni hipur mbi gomarë të bardha, ju që rrini ulur mbi qilima të shtrenjtë, dhe ju që ecni nëpër rrugë, këndoni!