23. Pastaj Ehudi dolli në portik, dhe mbylli me çelës dyert e sallës së sipërme.
24. Kur doli; erdhën shërbëtorët për të parë, dhe ja, dyert e sallës së sipërme ishin mbyllur me çelës; kështu ata thanë: "Me siguri ai bën nevojën e tij në dhomëzën e sallës së freskët".
25. Dhe pritën aq sa e ndjenë veten të shushatur; por duke qenë se nuk po hapeshin portat e sallës, ata morën çelësin dhe e hapën; dhe ja, zotëria e tyre rrinte shtrirë në tokë: ai kishte vdekur.
26. Ndërsa ata ngurronin, Ehudi pati kohë të ikte, kaloi matanë vendit të idhujve dhe shpëtoi duke arritur në Seirah.
27. Me të arritur, i ra borisë në krahinën malore të Efraimit, dhe bijtë e Izraelit zbritën bashkë me të nga krahina malore, dhe ai u vu në krye të tyre.
28. Dhe u tha atyre: "Ejani pas meje, sepse Zoti ju ka dhënë në dorë moabitët, armiqtë tuaj". Ata zbritën pas tij, zunë vatë e Jordanit që çojnë në Moab, dhe nuk lanë të kalojë asnjeri.
29. Në atë kohë mundën rreth dhjetë mijë moabitë, të gjithë të fortë dhe trima; nuk shpëtoi as edhe një.
30. Kështu atë ditë Moabi u poshtërua nga dora e Izraelit, dhe vendi pati paqe tetëdhjetë vjet me radhë.
31. Mbas Ehudit, erdhi Shamgari, bir i Anathit. Ai mundi gjashtëqind filistenj me një hosten qesh; edhe ai çliroi Izraelin.