Gjyqtarët 18:21-31 Bibla Shqip (ALBB)

21. Atëherë rifilluan marshimin, duke vënë para fëmijët, bagëtinë dhe orenditë.

22. Kur ishin larguar nga shtëpia e Mikahut, burrat që banonin në shtëpitë afër asaj të Mikahut u mblodhën dhe ndoqën bijtë e Danit.

23. U bërtitën pastaj bijve të Danit. Këta u kthyen dhe i thanë Mikahut: "Çfarë ke që ke mbledhur këta njerëz?".

24. Ai u përgjigj: "Morët me vete perënditë që i kisha bërë unë dhe priftin, dhe ikët. Tani ç'më mbetet? Si mund të më thoni: "Çfarë ke?".

25. Bijtë e Danit i thanë: "Bëj që zëri yt të mos dëgjohet më prapa nesh, sepse njerëz të zemëruar mund të hidhen mbi ju, dhe ti do të humbje jetën tënde dhe atë të familjes sate!".

26. Bijtë e Danit e vazhduan rrugën e tyre; dhe Mikahu, kur pa se ata ishin më të fortë se ai, u kthye dhe shkoi në shtëpinë e tij.

27. Kështu ata, mbasi morën gjërat që kishte bërë Mikahu dhe priftin që kishte në shërbim të tij, arritën në Laish, ku jetonte një popull që rinte i qetë dhe i sigurt; e vranë me shpatë dhe i vunë flakën qytetit.

28. Nuk pati asnjë që ta çlironte, sepse ndodhej larg Sidonit, dhe banorët e tij nuk mbanin marrëdhënie me njerëz të tjerë. Ai ndodhej në luginën që zgjatej në drejtim të Beth-Rehobit. Pastaj danitët e rindërtuan qytetin dhe banuan në të,

29. e quajtën Dan, nga emri i Danit, ati i tyre, që ishte bir i Izraelit; por më parë qyteti quhej Laish.

30. Pastaj bijtë e Danit ngritën për vete shëmbëlltyrën e gdhendur; dhe Jonathani, bir i Gershomit, bir i Manasit, dhe bijtë e tij u bënë priftërinj të fiseve të danitëve deri ditën e robërimit të banorëve të vendit.

31. Kështu ngritën për vete shëmbëlltyrën e gdhendur nga Mikahu, gjatë gjithë kohës që shtëpia e Perëndisë mbeti në Shiloh.

Gjyqtarët 18