Gjyqtarët 11:1-6 Bibla Shqip (ALBB)

1. Jefteu, galaaditi, ishte një njeri i fortë dhe trim, bir i një prostitute dhe i Galaadit.

2. Bashkëshortja e Galaadit i lindi bij të tjerë; kur bijtë e gruas së tij arritën në moshën madhore, ata e dëbuan Jefteun dhe i thanë: "Ti nuk do të kesh trashëgimi në shtëpinë e atit tonë, sepse je biri i një gruaje tjetër".

3. Atëherë Jefteu iku larg vëllezërve të tij dhe u vendos në vendin e Tobit. Rreth Jefteut u mblodhën njerëz pa asnjë vlerë, që kryenin sulme bashkë me të.

4. Pas një farë kohe bijtë e Amonit i shpallën luftë Izraelit.

5. Kur bijtë e Amonit filluan luftën kundër Izraelit, pleqtë e Galaadit shkuan ta kërkojnë Jefteun në vendin e Tobit;

6. dhe i thanë Jefteut: "Eja me ne dhe bëhu kapedani ynë, për të luftuar kundër bijve të Amonit".

Gjyqtarët 11