Gjyqtarët 10:1-4 Bibla Shqip (ALBB)

1. Pas Abimelekut doli për të shpëtuar Izraelin, Tola, bir i Puahut, biri i Dodit, njeri i Isakarit. Ai banonte në Shamir, në krahinën malore të Efraimit;

2. qe gjyqtar i Izraelit për njëzet e tre vjet me radhë; pastaj vdiq dhe e varrosën në Shamir.

3. Mbas tij doli Jairi, galaaditi, që qe gjyqtar i Izraelit njëzet e dy vjet me radhë.

4. Ai kishte tridhjetë bij që u hipnin tridhjetë gomaricave dhe kishin tridhjetë qytete, që quhen edhe sot fshatrat e Jairit dhe ndodhen në vendin e Galaadit.

Gjyqtarët 10