Gjoni 8:4-8 Bibla Shqip (ALBB)

4. i thanë Jezusit: ''Mësues, kjo grua është kapur në flagrancë, duke shkelur kurorën.

5. Por në ligj Moisiu na ka urdhëruar të vriten me gurë gra të tilla, por ti ç'thua?''.

6. Flisnin kështu për ta vënë në provë dhe për të pasur diçka për ta paditur. Por Jezusi, duke u shtënë se nuk dëgjoi, u përkul dhe shkruante me gisht në dhe.

7. Dhe, kur ata vazhdonin ta pyesnin, ai u drejtua dhe u tha atyre: ''Kush nga ju është pa mëkat, le ta hedhë i pari gurin kundër saj!''.

8. Pastaj u përkul përsëri dhe shkruante në dhe.

Gjoni 8