Gjoni 6:46-54 Bibla Shqip (ALBB)

46. Jo s'e ka parë ndonjë Atin, përveç atij që është nga Perëndia; ky e ka parë Atin.

47. Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Kush beson në mua ka jetë të përjetshme.

48. Unë jam buka e jetës.

49. Etërit tuaj hëngrën manën në shkretëtirë dhe vdiqën.

50. Kjo është buka që zbret nga qielli, që një mund të hajë e të mos vdesë.

51. Unë jam buka e gjallë që zbriti nga qielli; nëse një ha nga kjo bukë do të jetojë përjetë; buka që unë do të jap është mishi im, që unë do ta jap për jetën e botës''.

52. Atëherë judenjtë filluan të diskutojnë njëri me tjetrin duke thënë: ''Si mundet ky të na japë të hamë mishin e tij?''.

53. Prandaj Jezusi u tha atyre: ''Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se, po të mos hani mishin e Birit të njeriut dhe të mos pini gjakun e tij, nuk keni jetën në veten tuaj.

54. Kush ha mishin tim dhe pi gjakun tim, ka jetë të përjetshme, dhe unë do ta ringjall atë në ditën e fundit.

Gjoni 6