30. Unë s'mund të bëj asgjë nga vetja ime; gjykoj sipas asaj që dëgjoj dhe gjyqi im është i drejtë, sepse nuk kërkoj vullnetin tim, por vullnetin e Atit që më ka dërguar.
31. Nëse unë dëshmoj për veten time, dëshmia ime nuk është e vërtetë.
32. Është një tjetër që dëshmon për mua, dhe unë e di se dëshmia që ai jep për mua është e vërtetë.
33. Ju keni dërguar te Gjoni dhe ai i ka dhënë dëshmi të vërtetës.
34. Tani unë nuk e marr dëshminë nga asnjë njeri, por i them këto gjëra që ju të shpëtoheni.