Gjoni 17:13-19 Bibla Shqip (ALBB)

13. Por tani unë po vij te ti dhe i them këto gjëra në botë, që gëzimi im të bëhet i plotë në ta.

14. Unë u kam dhënë atyre fjalën tënde dhe bota i ka urryer, sepse nuk janë prej botës, ashtu si edhe unë nuk jam prej botës.

15. Unë nuk kërkoj që ti t'i heqësh nga bota, por që ti t'i mbrosh nga i ligu.

16. Ata nuk janë nga bota, sikurse unë nuk jam nga bota.

17. Shenjtëroji në të vërtetën tënde; fjala jote është e vërteta.

18. Sikurse ti më ke dërguar mua në botë, po ashtu unë i kam dërguar ata në botë.

19. Dhe unë për ta po shenjtëroj vetveten, që edhe ata të jenë të shenjtëruar në të vërtetë.

Gjoni 17