Galatasve 4:21-28 Bibla Shqip (ALBB)

21. Po më thoni, ju që doni të jeni nën ligj, a nuk e dëgjoni ligjin?

22. Sepse është shkruar se Abrahami pati dy bij: një nga shërbëtorja dhe tjetri nga e lira.

23. Dhe ai që lindi nga shërbëtorja lindi sipas mishit, por ai që lindi nga e lira lindi për hir të premtimit.

24. Këto gjëra kanë një kuptim alegorik, sepse këto dy gra janë dy besëlidhje: një nga mali Sinai, që ngjiz për skllavëri, dhe është Agari.

25. Dhe Agari është mali Sinai në Arabi dhe i përgjigjet Jeruzalemit të kohës së sotme; dhe ajo është skllave me bijtë e saj.

26. Ndërsa Jeruzalemi nga lart është i lirë dhe është nëna e ne të gjithëve.

27. Sepse është shkruar: ''Gëzohu ti, o shterpë, që nuk lind! Shpërthe dhe klith, ti që nuk i provon dhembjet e lindjes, sepse bijtë e së braktisurës do të jenë më të shumtë se të asaj që e kishte burrin''.

28. Kurse ne, o vëllezër, jemi bij të premtimit, sikundër ishte Isaku.

Galatasve 4