7. Ai që korrigjon tallësin tërheq mbi vete të shara, dhe ai që qorton të pabesin merr të shara.
8. Mos qorto tallësin sepse ai do të të urrejë; qorto të urtin dhe ai do të të dojë.
9. Mësoje të urtin dhe ai do të bëhet edhe më i urtë. Mësoje të drejtin dhe ai do të rritë diturinë e tij.
10. Frika e Zotit është parimi i diturisë, dhe njohja e të Shenjtit është zgjuarsia.
11. Sepse nëpërmjet meje do të shumohen ditët e tua dhe do të të shtohen vite jete.
12. Në rast se je i urtë, je i urtë për veten tënde; në rast se je tallës, pasojat do t'i kesh vetëm ti.
13. Gruaja budallaqe është zhurmëmadhe, aspak e zgjuar dhe nuk di asgjë.
14. Rri ulur te porta e shtëpisë së saj, mbi një fron në vendet e larta të qytetit,
15. për të ftuar ata që kalojnë nëpër rrugë, që shkojnë drejt në rrugën e tyre:
16. "Ai që është budalla të vijë këtu!". Dhe atij që i mungon arsyeja i thotë:
17. "Ujërat e vjedhura janë të ëmbla; buka që hahet fshehurazi është e shijshme".
18. Por ai nuk e di që atje janë të vdekurit, që të ftuarit e saj janë në thellësinë e Sheolit.