Fjalët e Urta 8:29-36 Bibla Shqip (ALBB)

29. kur i caktonte detit caqet e tij në mënyrë që ujërat të mos kalonin përtej urdhrit të tij, kur vendoste themelet e dheut,

30. unë isha pranë tij si një arkitekt, isha çdo ditë kënaqësia e tij, duke u gëzuar çdo çast para tij;

31. kënaqesha në pjesën e banueshme të botës dhe gjeja ëndjen time me bijtë e njerëzve.

32. Tani, pra, më dëgjoni, o bij; lum ata që ndjekin rrugët e mia!

33. Dëgjoni këto mësime, tregohuni të urtë dhe mos i hidhni poshtë!

34. Lum ai njeri që më dëgjon, duke u gdhirë çdo ditë te portat e mia dhe duke ruajtur shtalkat e portave të mia.

35. Sepse ai që më gjen, gjen jetën, dhe siguron përkrahjen e Zotit.

36. Por ai që mëkaton kundër meje, i bën të keqe vetvetes; të gjithë ata që më urrejnë duan vdekjen".

Fjalët e Urta 8