1. Biri im, ruaji fjalët e mia dhe urdhërimet e mia në veten tënde,
2. Ruaji urdhërimet e mia dhe ke për të jetuar; ruaji mësimet e mia si bebja e syve të tu.
3. Lidhi ndër gishta, shkruaji mbi tabelën e zemrës sate.
4. Thuaji diturisë: "Ti je motra ime" dhe quaje "shok" gjykimin,
5. me qëllim që të të ruajnë nga gruaja e tjetrit nga gruaja e huaj që përdor fjalë lajkatare.
6. Nga dritarja e shtëpisë sime shikoja nëpër parmakët prej hekuri
7. dhe pashë midis budallenjve; dallova midis të rinjve një djalë të ri që s'kishte gjykim,
8. që kalonte nëpër rrugë pranë qoshes të gruas së huaj dhe drejtohej nga shtëpia e saj,
9. në muzg, kur po ngryste dita, ndërsa zbriste nata e zezë dhe e errët.
10. I doli para një grua e veshur si prostitutë dhe dinake;
11. ajo është turbulluese dhe provokuese, dhe nuk di t'i mbajë këmbët në shtëpinë e saj;
12. herë mbi rrugë, herë në sheshet qëndron në pritë në çdo qoshe.
13. Kështu e zuri dhe e puthi, pastaj me paturpësi tha: