19. dëshmitari i rremë që thotë gënjeshtra dhe ai që shtie grindje midis vëllezërve.
20. Biri im, ruaje urdhërimin e atit tënd dhe mos harro mësimet e nënës sate.
21. Mbaji vazhdimisht të lidhura në zemrën tënde dhe fiksoji rreth qafës sate.
22. Kur do të ecësh, do të të udhëheqin; kur të pushosh, do të të ruajnë; kur të zgjohesh, do të flasin me ty.
23. Sepse urdhërimi është një llambë, mësimi një dritë, dhe ndreqjet e mësimit janë rruga e jetës,
24. për të të mbrojtur nga gruaja e keqe, nga lajkat e gjuhës të gruas së huaj.
25. Mos dëshiro në zemrën tënde bukurinë e saj dhe mos u rrëmbe nga qepallat e saj.
26. Sepse për një prostitutë burri katandiset për një copë bukë, dhe gruaja e një tjetri gjuan shpirtin e vyer të një burri.
27. A mund të mbajë burri një zjarr në gji të tij pa djegur rrobat e trupit?
28. A mund të ecë burri mbi qymyr të ndezur pa djegur këmbët e tij?