Fjalët e Urta 5:8-14 Bibla Shqip (ALBB)

8. Mbaje larg prej saj rrugën tënde dhe mos iu afro portës së shtëpisë së saj,

9. për të mos ua dhënë të tjerëve fuqinë tënde dhe vitet e tua dikujt që nuk ka mëshirë.

10. Me qëllim që të huajt të mos ngopen me pasurinë tënde, dhe mundi yt të mos shkojë në shtëpinë e një të huaji,

11. dhe të mos rënkosh kur do të të vijë fundi, kur mishi dhe trupi yt do të jenë të konsumuar,

12. dhe të thuash: "Vallë si urreva mësimin, dhe si e ka përçmuar qortimin zemra ime?

13. Nuk dëgjova zërin e atyre që më mësonin dhe nuk ua vura veshin atyre që më udhëzonin.

14. U ndodha pothuajse në një të keqe të plotë në mes të turmës dhe të kuvendit".

Fjalët e Urta 5