15. Pi ujin e sternës sate dhe ujin e rrjedhshëm të pusit tënd.
16. A duhet burimet e tua të derdhen jashtë, si rrëke uji nëpër rrugë?
17. Qofshin vetëm për ty dhe jo për të huajt bashkë me ty.
18. Qoftë i bekuar burimi yt dhe gëzohu me nusen e rinisë sate.
19. Drenushë e dashur dhe gazelë hirplotë, gjinjtë e saj le të të kënaqin kurdoherë, dhe qofsh vazhdimisht i dhënë pas dashurisë që ke për të.
20. Pse vallë, biri im, të biesh në dashuri me një grua që ka shkelur kurorën dhe të rrokësh gjirin e një të huaje?
21. Sepse rrugët e njeriut janë gjithnjë përpara syve të Zotit, dhe ai vëzhgon të gjitha shtigjet e tij.
22. I pabesi zihet nga vetë paudhësitë e tij dhe mbahet nga litarët e mëkatit të tij.
23. Ai ka për të vdekur sepse nuk korrigjohet dhe do të zhduket për shkak të marrëzisë së tij.