13. Gjen lesh dhe li dhe punon me gëzim me duart e veta.
14. Ajo u përngjan anijeve të tregtarëve: e sjell ushqimin e saj nga larg.
15. Çohet që me natë për t'i ndarë ushqimin familjes së saj dhe për t'u dhënë urdhrat e nevojshme shërbëtoreve të saj.
16. Ajo shikon një arë dhe e ble; me duart e saj mbjell një vresht.
17. Ngjesh me forcë ijët dhe i bën më të fortë krahët e saj.
18. E kupton që tregtia e saj po shkon mbarë dhe llamba e saj e natës nuk i shuhet.
19. Shtrin dorën mbi furkën, pëllëmbët e saj zënë boshtin.
20. I shtrin dorën të varfrit dhe i jep dorën nevojtarit.
21. Nuk i trembet borës për familjen e saj, sepse tërë ata të shtëpisë së vet kanë një veshje të dyfishtë.
22. Bën për vete mbulesa si sixhade dhe rrobat e saj janë prej liri shumë të hollë dhe të purpurta.
23. Burri i saj nderohet te porta, kur ulet bashkë me pleqtë e vendit.
24. Përgatit rroba prej liri dhe i shet, i furnizon me breza tregtarët.
25. Forca dhe nderi janë rrobat e saj dhe qesh për ditët që do të vijnë.
26. Hap gojën e saj me dituri dhe mbi gjuhën e saj është ligji i mirësisë.