27. Mos i refuzo të mirën atij që i takon, kur e ke në dorë ta bësh.
28. Mos i thuaj të afërmit tënd: "Shko dhe kthehu; do të të jap nesër", kur e ke me vete gjënë e nevojshme.
29. Mos kurdis asnjë të keqe kundër të afërmit tënd, ndërsa ai banon me besim bashkë me ty.
30. Mos bëj padi kundër askujt pa shkak; po të jetë se nuk të ka bërë asnjë të keqe.
31. Mos ki zili njeriun e dhunshëm dhe mos zgjidh asnjë nga rrugët e tij,
32. sepse Zoti e neverit njeriun e çoroditur, por këshilla e tij është për njerëzit e ndershëm.
33. Mallkimi i Zotit është në shtëpinë e të pabesit, por ai bekon banesën e të drejtëve.
34. Me siguri ai tallet me tallësit, por i fal të përvuajturit.
35. Njerëzit e urtë do të trashëgojnë lavdinë, por poshtërsia do të jetë trashëgimia e atyre që nuk kanë mend.