Fjalët e Urta 29:9-14 Bibla Shqip (ALBB)

9. Në rast se një njeri i urtë hyn në grindje me një budalla, dhe budallai zemërohet dhe qesh, nuk ka paqe.

10. Njerëzit gjakatarë urrejnë të ndershmin, por njerëzit e drejtë kërkojnë të mbrojnë jetën e tij.

11. Budallai e shfryn gjithë zemërimin e tij, por i urti e frenon dhe e ul.

12. Në rast se një mbret dëgjon fjalët gënjeshtare, tërë ministrat e tij bëhen të pabesë.

13. I varfri dhe shtypësi kanë këtë të përbashkët: Zoti ndriçon sytë e të dy palëve.

14. Mbreti që u siguron drejtësi të varfërve në të vërtetë do ta ketë fronin të vendosur përgjithnjë.

Fjalët e Urta 29