Fjalët e Urta 28:2-8 Bibla Shqip (ALBB)

2. Për shkak të mëkatit të një vendi, shumë janë të parët e tij, por me një njeri me mend që ka dituri qëndrueshmëria e tij vazhdon gjatë.

3. Një i varfër që shtyp të mjerët është si një shi me shtamba që nuk jep bukë.

4. Ata që braktisin ligjin lëvdojnë të pabesët; por ata që zbatojnë ligjin i luftojnë ata.

5. Njerëzit e këqij nuk e kuptojnë drejtësinë, por ata që e kërkojnë Zotin kuptojnë çdo gjë.

6. Më i mirë është i varfri që ecën në ndershmëri nga njeriu i paqëndrueshëm që ndjek rrugën dredha-dredha, edhe kur është i pasur.

7. Kush zbaton ligjin është një bir me mend, por shoku i grykësve turpëron atin e tij.

8. Kush i shton pasuritë e tij me fajde dhe me fitime të padrejta, i mbledh për atë që i vjen keq për të varfrit.

Fjalët e Urta 28