Fjalët e Urta 25:6-14 Bibla Shqip (ALBB)

6. Mos u përlëvdo në prani të mbretit dhe mos zër vendin e njerëzve të mëdhenj,

7. sepse është më mirë të thuhet: "Ngjitu këtu lart", se sa të të ulin përpara princit, që sytë e tu kanë parë.

8. Mos bëj padi me tepër nxitim, sepse në fund nuk do të dish çfarë të bësh, kur i afërmi yt do të të ketë bërë me turp.

9. Diskutoje padinë tënde kundër të afërmit tënd, por mos e zbulo sekretin e një tjetri,

10. me qëllim që ai që të dëgjon të mos të të diskreditojë dhe nami yt të njolloset përgjithnjë.

11. Një fjalë e thënë në kohën e duhur është si molla të arta mbi një enë argjendi.

12. Për një vesh të bindur, një i urtë që qorton është si një vath i artë, një zbukurim prej ari të kulluar.

13. Një lajmëtar besnik është, për ata që e dërgojnë, si freskia e borës në kohën e korrjes, sepse ai e freskon shpirtin e zotit të tij.

14. Ai që mburret duke gënjyer se ka bërë një dhuratë është si retë dhe era pa shi.

Fjalët e Urta 25