Fjalët e Urta 25:22-28 Bibla Shqip (ALBB)

22. sepse kështu do të grumbullosh thëngjij mbi kokën e tij, dhe Zoti do të të shpërblejë.

23. Era e veriut sjell shiun, dhe gjuha që shpif tinëz e bën fytyrën të indinjuar.

24. Është më mirë të banosh në cep të një çatie se sa në një shtëpi bashkë me një grua grindavece.

25. Një lajm i mirë nga një vend i largët është si ujë i freskët për një njeri të lodhur dhe të etur.

26. I drejti që dridhet përpara të pabesit është si një burim i turbullt dhe një pus i ndotur.

27. Të hash shumë mjaltë nuk është mirë, dhe të kërkosh lavdinë tënde nuk është lavdi.

28. Njeriu që nuk di të frenojë zemërimin e tij është si një qytet i shkrehur pa mure.

Fjalët e Urta 25