21. Në qoftë se armiku yt ka uri, jepi bukë për të ngrënë, dhe në se ka etje, jepi ujë për të pirë,
22. sepse kështu do të grumbullosh thëngjij mbi kokën e tij, dhe Zoti do të të shpërblejë.
23. Era e veriut sjell shiun, dhe gjuha që shpif tinëz e bën fytyrën të indinjuar.
24. Është më mirë të banosh në cep të një çatie se sa në një shtëpi bashkë me një grua grindavece.
25. Një lajm i mirë nga një vend i largët është si ujë i freskët për një njeri të lodhur dhe të etur.
26. I drejti që dridhet përpara të pabesit është si një burim i turbullt dhe një pus i ndotur.
27. Të hash shumë mjaltë nuk është mirë, dhe të kërkosh lavdinë tënde nuk është lavdi.
28. Njeriu që nuk di të frenojë zemërimin e tij është si një qytet i shkrehur pa mure.