Fjalët e Urta 24:5-9 Bibla Shqip (ALBB)

5. Njeriu i urtë është plot forcë, dhe njeriu që ka dituri e rrit fuqinë e tij.

6. Sepse me këshilla të urta do të mund të bësh luftën tënde, dhe në numrin e madh të këshilltarëve është fitorja.

7. Dituria është shumë e lartë për budallanë; ai nuk e hap kurrë gojën te porta e qytetit.

8. Kush mendon të bëjë keq do të quhet mjeshtër intrigash.

9. Synimi i pamend është mëkat dhe tallësi është një neveri për njerëzit.

Fjalët e Urta 24