22. mjerimi i tyre do të vijë papritmas, dhe shkatërrimin e të dy palëve kush e njeh?
23. Edhe këto gjëra janë për të urtit. Nuk është mirë të kesh preferenca personale në gjykim.
24. Ai që i thotë të pabesit: "Ti je i drejtë", do të mallkohet nga popujt dhe kombet do ta nëmin.
25. Por ata që e qortojnë të pabesin do të gjejnë kënaqësi dhe mbi ta do të zbresin bekimet më të mira.
26. Ai që jep një përgjigje të drejtë jep një të puthur mbi buzët.
27. Vër në vijë punët e tua të jashtme, vër në rregull arat e tua dhe pastaj ndërto shtëpinë tënde.
28. Mos dëshmo pa arsye kundër të afërmit tënd dhe mos gënje me buzët e tua.
29. Mos thuaj: "Ashtu si ma bëri mua, kështu do t'ia bëj edhe unë; do t'ia kthej sipas sjelljes së tij".
30. Kalova pranë arës së përtacit dhe pranë vreshtit të njeriut që s'ka mend;
31. dhe ja, kudo rriteshin ferrat, ferrishtet e zinin tokën dhe muri prej gurësh ishte shembur.
32. Duke parë këtë, u mendova me kujdes; nga sa pashë nxora një mësim:
33. të flesh pak, të dremitësh pak, të rrish pak me duar në ije për të pushuar;
34. kështu varfëria jote do të vijë si një vjedhës dhe skamja jote si një njeri i armatosur.