8. Do të vjellësh kafshatën që ke ngrënë dhe do të harxhosh kot fjalët e tua të ëmbla.
9. Mos i drejto fjalën budallait, sepse ai do të përçmojë mençurinë e ligjëratës sate.
10. Mos e luaj kufirin e vjetër dhe mos hyr në arat e jetimëve,
11. sepse Hakmarrësi i tyre është i fuqishëm; ai do të mbrojë çështjen e tyre kundër teje.
12. Kushtoja zemrën tënde mësimeve dhe veshët e tu fjalëve të diturisë.
13. Mos ia kurse korrigjimin fëmijës; edhe sikur ta rrahësh me thupër, ai nuk do të vdesë;
14. do ta rrahësh me thupër, por do të shpëtosh shpirtin e tij nga Sheoli.
15. Biri im, në se zemra jote është e urtë, edhe zemra ime do të ngazëllojë;
16. zemra ime do të ngazëllojë, kur buzët e tua do të thonë gjëra të drejta.
17. Zemra jote mos i pastë zili mëkatarët, por vazhdoftë gjithnjë në frikën e Zotit;
18. sepse ka një të ardhme, dhe shpresa jote nuk do të shkatërrohet.
19. Dëgjo, biri im, ji i urtë, dhe drejtoje zemrën në rrugën e drejtë.
20. Mos rri me ata që pijnë verë as me grykësit dhe mishngrënësit;
21. sepse pijaneci dhe grykësi do të varfërohen dhe gjumashi do të vishet me lecka.
22. Dëgjo atin tënd që të ka pjellë dhe mos e përçmo nënën tënde kur të jetë plakë.