Fjalët e Urta 23:25-33 Bibla Shqip (ALBB)

25. Le të gëzohet ati yt dhe nëna jote dhe le të gëzohet ajo që të ka lindur.

26. Biri im, më jep zemrën tënde, dhe sytë e tu gjetshin gëzim në rrugët e mia.

27. Sepse prostituta është një gropë e thellë dhe gruaja e tjetërkujt një pus i ngushtë.

28. Edhe ajo rri në pritë si një vjedhës dhe rrit midis njerëzve numrin e atyre që janë jo besnikë.

29. Për cilin janë "ah-et", për cilin "obobo-të"? Për cilin grindjet, për cilin vajtimet? Për cilin plagët pa shkak? Për cilin sytë e skuqur?

30. Për ata që ndalen gjatë pranë verës, për ata që kërkojnë verë të droguar.

31. Mos e shiko verën kur kuqëlon, kur rrëzëllen në kupë dhe shkon poshtë aq lehtë!

32. Në fund ajo kafshon si një gjarpër dhe shpon si një kuçedër.

33. Sytë e tu kanë për të parë gjëra të çuditshme dhe zemra jote do të thotë gjëra të çoroditura.

Fjalët e Urta 23