13. Mos ia kurse korrigjimin fëmijës; edhe sikur ta rrahësh me thupër, ai nuk do të vdesë;
14. do ta rrahësh me thupër, por do të shpëtosh shpirtin e tij nga Sheoli.
15. Biri im, në se zemra jote është e urtë, edhe zemra ime do të ngazëllojë;
16. zemra ime do të ngazëllojë, kur buzët e tua do të thonë gjëra të drejta.
17. Zemra jote mos i pastë zili mëkatarët, por vazhdoftë gjithnjë në frikën e Zotit;
18. sepse ka një të ardhme, dhe shpresa jote nuk do të shkatërrohet.
19. Dëgjo, biri im, ji i urtë, dhe drejtoje zemrën në rrugën e drejtë.
20. Mos rri me ata që pijnë verë as me grykësit dhe mishngrënësit;
21. sepse pijaneci dhe grykësi do të varfërohen dhe gjumashi do të vishet me lecka.