2. duke i vënë veshin diturisë dhe duke e prirur zemrën ndaj arsyes;
3. po, në rast se kërkon me ngulm gjykimin dhe ngre zërin për të siguruar mirëkuptim,
4. në rast se e kërkon si argjendin dhe fillon të rrëmosh si për një thesar të fshehur,
5. atëherë do të ndjesh frikën e Zotit dhe ke për të gjetur kuptimin e Perëndisë.
6. Sepse Zoti jep diturinë; nga goja e tij rrjedhin njohuria dhe arsyeja.
7. Ai mban rezervë për njerëzit e drejtë një ndihmë të fuqishme, një mburojë për ata që ecin me ndershmëri
8. për të mbrojtur shtigjet e drejtësisë dhe për të ruajtur rrugën e shenjtorëve të tij.
9. Atëherë do të kuptosh drejtësinë, barazinë, ndershmërinë dhe tërë rrugët e së mirës.
10. Kur dituria të të hyjë në zemër, edhe njohja do të jetë e këndshme për shpirtin tënd,
11. të menduarit do të kujdeset për ty dhe gjykimi do të të mbrojë,
12. për të të çliruar nga rruga e keqe, nga njerëzit që flasin për gjëra të këqija,
13. nga ata që braktisin shtigjet e ndershmërisë për të ecur në rrugët e territ,
14. që gëzohen kur bëjnë të keqen dhe ndiejnë kënaqësi në çoroditjet e njeriut të keq,