10. Kur dituria të të hyjë në zemër, edhe njohja do të jetë e këndshme për shpirtin tënd,
11. të menduarit do të kujdeset për ty dhe gjykimi do të të mbrojë,
12. për të të çliruar nga rruga e keqe, nga njerëzit që flasin për gjëra të këqija,
13. nga ata që braktisin shtigjet e ndershmërisë për të ecur në rrugët e territ,
14. që gëzohen kur bëjnë të keqen dhe ndiejnë kënaqësi në çoroditjet e njeriut të keq,
15. shtigjet e të cilit janë të shtrembra dhe rrugët dredha-dredha,
16. për të të shpëtuar nga gruaja që ka shkelur kurorën, nga gruaja e huaj që përdor fjalë mikluese,
17. që ka braktisur shokun e rinisë së saj dhe ka harruar marrëveshjen e lidhur me Perëndinë.
18. Sepse shtëpia e saj zbret drejt vdekjes dhe shtigjet e saj drejt të vdekurve.