3. Kur vjen i pabesi vjen edhe përçmimi dhe bashkë me humbjen e nderit vjen turpi.
4. Fjalët e gojës së një njeriu janë ujëra të thella; burimi i diturisë është si një rrjedhë uji që shkon duke gurgulluar.
5. Nuk është mirë të preferosh të pabesin, apo të shkaktosh humbjen e të drejtit në gjyq.
6. Buzët e budallait të çojnë në grindje, dhe goja e tij kërkon goditje.
7. Goja e budallait është shkatërrimi i tij dhe buzët e tij janë një lak për jetën e tij.
8. Fjalët e shpifësit janë si një gjellë shumë e shijshme që zbret thellë në zorrë.
9. Edhe ai që është përtac në punën e tij është vëlla i plëngprishësit.
10. Emri i Zotit është një kala e fortë, tek ai turret i drejti dhe gjen siguri.
11. Pasuria e kamësit është qyteti i tij i fortë dhe sipas mendimit të tij ajo është si një mur i lartë.
12. Përpara shkatërrimit, zemra e njeriut ngrihet, por para lavdisë vjen përulësia.
13. Kush jep përgjigje për një çështje para se ta ketë dëgjuar, tregon marrëzinë e tij për turp të vet.
14. Fryma e njeriut i jep krahë në sëmundjen e tij, por kush mund ta ngrejë një frymë të demoralizuar?