4. Njeriu i keq dëgjon buzët e liga, gënjeshtari dëgjon gjuhën e çoroditur.
5. Ai që përqesh të varfrin fyen Atë që e ka krijuar; ai që kënaqet me fatkeqësinë e tjetrit nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.
6. Bijtë e bijve janë kurora e pleqve, dhe lavdia e bijve janë etërit e tyre.
7. Budallait nuk i shkon një e folur e bukur, aq më pak princit nuk i shkojnë buzë gënjeshtare,
8. Një dhuratë është një gur i çmuar në sytë e atij që e ka; ngado që kthehet, ai ia del.
9. Kush mbulon një faj fiton dashuri, por kush i rikthehet përsëri ndan miqtë më të mirë.
10. Një qortim depërton më thellë te njeriu me mend se sa njëqind goditje te budallai.